Politike

Berisha: LaCivita drejtoi fushatën më të suksesshme në histori, por farsat elektorale nuk fitohen kurrë nga opozita!

Ai theksoi se edhe pse ka një eksperiencë të gjatë elektorale, mund edhe të gabojë prandaj merret një këshilltar elektoral.

27 Maj 2025, 13:09 Nga N.F
Berisha: LaCivita drejtoi fushatën më të suksesshme në
Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat u pyet nga gazetarët nëse ia vlejti investimi me drejtuesin e fushatës elektorale, Chris LaCivita. Berisha u shppreh se LaCivita ishte akti më i mirë dhe më i rëndësishëm që bëri PD.

Ai theksoi se edhe pse ka një eksperiencë të gjatë elektorale, mund edhe të gabojë prandaj merret një këshilltar elektoral. Sipas tij LaCivita drejtoi fushatën më të suksesshme në histori dhe ai solli ekspertizën e tij. Berisha theksoi se opozita në parlament do të denoncojë farsën elektorale të majit të 2025. Sipas tij tema qendrore është farsa elektorale dhe narkodiktatori që organizoi farsën. 

"Edhe njëherë, kontraktimi i Chris LaCivita, yllit të suksesit botëror elektoral, bashkëkryestrategut të rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mendoj se ishte akti më i mirë dhe më i rëndësishëm që bëri PD. Pse? Sali Berisha ka një eksperiencë të gjatë elektorale, shumë të pasur, por përsëri në qoftë se ai do ecte në këtë fushatë elektorale, pa një ekspertizë, ai do gabonte. Pse merret këshilltari elektoral?

Këshilltari elektoral merret si një garant i bashkëkohësisë së fushatës. Dhe unë besoj se ai drejtoi fushatën më të suksesshme në histori dhe ai solli ekspertizën e tij, solli vlerësimet e tij. Bashkëpunim i ngushtë, bashkëpunim shumë i ngushtë, intensiv, i frytshëm, midis partisë sonë dhe Chris LaCivita. Dhe udhëzimet sigurisht që janë marrë parasysh plotësisht.

Por çfarë tregon kjo? Kjo tregon qartë se farsa elektorale nuk fitohet kurrë nga opozita.
Dhe më shumë se kurrë, u faktua në këto zgjedhje. Në këtë farsë elektorale, ne patëm ekspertizën më të mirë dhe bëmë fushatën më të mirë të jetës sime. Paraqitëm programin më transformues, por asnjë nga këto nuk mjaftonte për të bërë fituese opozitën në një farsë elektorale.

Tani, ju shtroni problemin e transparencës. Absolutisht do jetë transparente në afatin që përcakton ligji. Ka një ligj zgjedhor, i cili detyron forcat politike që të gjitha shpenzimet pë fushatën, do t’i bëjnë në këtë datë dhe ai do zbatohet. A ia vlente? Ia vlente shumë sepse kjo është një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe demokracisë. Kjo faktoi pra se farsa është dënim me vdekje i votës së lirë para se të hyjë në kuti. Kaq, kjo është," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll