Politike

Berisha: Unë kur humba një palë zgjedhje që nuk ishin farsë, e dhashë dorëheqjen

Ai u shpreh se kur dha dorëheqjen humbi zgjedhjet dhe jo një farsë elektorale. Berisha shtoi se pas dorëheqjes së tij anëtarësia e PD-së zgjodhi një lider të ri të cilin e mbështeti.

27 Maj 2025, 13:06 Nga N.F
Berisha: Unë kur humba një palë zgjedhje që nuk ishin
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat u pyet nga gazetarët nëse partia duhet t’i hapë rrugë një gjenerate të re për të drejuar PD-në. Berisha u shpreh se e ka menduar dhe këtë e ka bërë më parë.

Ai u shpreh se kur dha dorëheqjen humbi zgjedhjet dhe jo një farsë elektorale. Berisha shtoi se pas dorëheqjës së tij anëtarësia e PD-së zgjodhi një lider të ri të cilin e mbështeti. Kryedemokrati theksoi se nuk mendon se është i pazëvëndësueshëm.

"Unë kam menduar dhe e kam bërë realitet atë. Unë e kam bërë realitet. Kjo pyetje nuk më shtrohet mua dot, se unë kur humba një palë zgjedhje që nuk ishin farsë, unë dhashë dorëheqjen.
Dhe një i ri erdhi pas meje. Nuk e zgjodha unë atë, atë e zgjodhi anëtarësia e PD.

Pasi u zgjodh, unë e mbështeta sepse unë isha thjesht një anëtar partie luajal i forcës time politike.
Por nuk mund të mos thuash se nuk ishte i ri. Ishte i ri. Është tjetër problem se çfarë përfaqësimi bëri ai për gjeneratën e vet. Nuk ishte përgjegjësia ime ajo. Të tjerë ka me mijëra sepse unë kurrë nuk besoj në të pazëvendësueshëm.

Por pyetja që më bëtë, unë jam njeriu që e kam provuar dhe e kam faktuar. Dhe kam vepruar shumë drejt. Unë nuk udhëhiqem nga paragjykimi. Mendova se një gjeneratë e re do ishte një shans i madh për forcën politike," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll