Politike

Raporti i korrupsionit për Shqipërinë, Basha: Kjo qeveri po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun, njësoj si Mongoli

23 Janar 2020, 10:54 Nga DOSJA
Raporti i korrupsionit për Shqipërinë, Basha: Kjo qeveri po

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të Raportit të Transparency International, i cili e rendit Shqipërinë në në vendin e 106, duke pësuar një rënie në krahasim me vitin 2018. Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupsionit duke zbritur edhe 7 vende. Sipas tij, korrupsioni i qeverisë po shkatërron ekonominë shqiptare, duke shtuar se Shqipëria renditet në vendin e 106-të, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia.

Degradimi i skajshëm dhe kriminalizimi kapilar i qeverisjes Rama, është një realitet i hidhur që provohet qartë nga raportet më të besueshme profesionale të organizatave prestigjioze ndërkombëtare sikurse është Transparency International. Korrupsioni i kësaj qeverie po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun.

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të realizuar nga kjo organizatë, për shkak të qeverisjes aktuale, Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupionit duke zbritur edhe 7 vende të tjera vetëm gjatë vitit të fundit.  Në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritetit, Shqipëria renditet në vendin e 106-të, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia“, shkruan Basha.

Është publikuar sot indeksi mbi perceptimin e korrupsionit për vitin 2019 nga Transparency International. Raporti ka renditur Shqipërinë në vendin e 106 nga 180 vende, përsa i përket indeksit të korrupsionit, duke humbur kështu 7 vende, ku në 2018 ishte në vendin e 99. Së bashku me Shqipërinë në vendin e 106 renditet edhe Maqedonia e Veriut, Alergjia, Egjipti dhe Brazili.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike indeksi per korrupsionin lulzim basha raporti i transparency international indeksi per korrupsionin lulzim basha raporti i transparency international

Sondazh

Poll