Politike

“Nuk qeshet kështu, ku jemi këtu”/ Alimadhi akuza deputetëve në Komisionin e Ligjeve: Mos flisni me ketë gjuhë të pak

23 Janar 2020, 10:14 Nga DOSJA
“Nuk qeshet kështu, ku jemi këtu”/ Alimadhi akuza

TIRANË- Ditën e sotme Komisioni e Ligjeve, ku po diskutohet për amnistinë, është shoqëruar me debate mes deputetëve. Deputeti Adriatik Alimadhi teksa pyeste ministren Gjonaj për amnistinë ndaj grave, në sallë deputetët e mazhorancës kanë qeshur, gjë që  nuk është pritur mirë nga Alimadhi,  i cili më pas ka shpërthyer në akuza duke thënë se është i gatshëm të largohet nga Komisioni.

“A është diskutuar ky projektligj me grupet e interesit ? Është konsultuar me gratë si grup interesi. Pse nuk u kalua përpara vitit te ri ky projektligj ?  Mos flisni në këtë gjuhë të pakulturë. Nëse nuk jam për këtu unë të largohem. Si diktaturë. Nuk qeshet kështu. Ku jemi këtu. Nëse unë se kam vendin këtu, më çoni ku ka qenë para viteve ’90”, u shpreh Alimadhi. Në debat e sipër Alimadhi është larguar nga Komisioni.

Ndërsa, Bashkim Fino ka debatuar me kryetarin e Komisionit Ulsi Manja për zbatimin e rregullores.

Pjesë nga debati:

Fino: Zoti kryetar, zbato nenin e rregullores së Kuvendit. Çdo anëtar, deputet ka të drejtë të marrë fjalën për të bërë pyetje, ka të drejtë të marrë fjalën për të bërë diskutime, që do të thotë se unë kam të drejtën time të flas, të bëj 10-15 pyetje, mbaroj, marr përgjigje, kënaqem apo nuk kënaqem pak rëndësi ka. Kam të drejtën prapë të marr fjalën kur diskutohet në parim dhe kur diskutohet nen për nen. Të lutem respekto rregulloren e Kuvendit.

Manja: Shumë faleminderit për sugjerimin. Zoti Alimadhi mban shënime pas çdo përgjigje që kthen ministrja dhe do zbatojmë pyetje përgjigje.

Fino: Është shkelje e rregulloreve

Manja: Po, do shkeli rregulloren

Fino: Po shkele pra…

Manja: …dhe do ti japim përgjigje zotit Alimadhi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik alimadhi amnistia ne komisionin e ligjeve bashkim fino ulsi manja adriatik alimadhi amnistia ne komisionin e ligjeve bashkim fino ulsi manja

Sondazh

Poll