Politike

Socialistët ‘lëshojnë’ Lefter Allën, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi: Ai që kërcënon gazetarin ndëshkohet ligjë

23 Janar 2020, 11:11 Nga DOSJA
Socialistët ‘lëshojnë’ Lefter Allën, zv.ministri

TIRANE– Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka ‘shigjetuar’ direkt kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, i cili u filmua duke marrë kokainë në një lokal, dhe pamjet u publikuan dje nga gazetari Artan Hoxha. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçi thotë se nëse vetëm konsumimi i drogës sjell një ndëshkim politik, kërcënimi i gazetarit ka pasoja për këdo. “Nese ai qe perdor droge mund te ndeshkohet vetem politikisht, ai qe kercenon gazetarin ndeshkohet ligjerisht!”-shkruan ai, duke iu referuar pa e përmendur me emër, deklaratën që bëri dje gazetari Artan Hoxha, i cili tha se ka patur presione të forta për të mos publikuar videon në fjalë.

Postimi i plotë në rrjetet sociale:

Të jetë ky qëndrimi zyrtar që do të mbajë Partia Socialiste në vijim për Allën, tashmë që edhe SPAK nisi hetimin? Ditën e djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’.

 

Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkon largimin e tij. Socialistët e kanë marë deri më tani në mbrojtje Allën, ku Xhemal Gjunkshi dhe Rovena Voda, kanë mbështetur versionin e Allës se videoja mund të jetë montazh. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por kjo duket se nuk ka bindur SPAK, që sot nisi hetimet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan hoxha kryebashkiaku merr droge lefter alla petro koçi ps artan hoxha kryebashkiaku merr droge lefter alla petro koçi ps

Sondazh

Poll