Politike

Rishfaqet më në fund Ylli Shehu, deputeti i opozitës së re e quan parlamentin ‘depo’ vullneti të sovranit

23 Janar 2020, 10:13 Nga DOSJA
Rishfaqet më në fund Ylli Shehu, deputeti i opozitës së re e

Tiranë- Deputetet e opozitës së re janë bërë tashmë të njohur për “perlat” me deklaratat e tyre në parlament apo edhe me postimet në rrjetet sociale.

Së fundmi na ka tërhequr vëmendje një postim i Ylli Shehut në Facebook në të cilin shkruan: “Parlamenti i vendit është depoja e vullnetit sovran të popullit dhe funksionimi i tij i suksesshëm është një përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës.”

Deputeti, ka përzgjedhur fjalën depo, për të dhënë mesazhin se parlamenti është vendi i vullnetit të sovranit. Mesa duket deputeti këtë fjalë e ka thënë në mënyrë figurative,  pasi fjala depo ka kuptimin e një vendi magazimi për mallrat. Ndoshta ai ka harruar të vendosë thonjëzat. Gjithsesi më në fund ai ka reaguar si deputetit, pasi kohët e fundit nuk e kemi parë edhe aq aktiv.

Ylli Shehu pasi mori mandatin e deputetit, u akuzua se në formularin e dekriminalizimit të depozituar në KQZ, kishte feshehur një dënim të marrë në 2007  për veprën penale të “kontrabandës së mallrave të tjera”. Ylli vetë u shpreh se ky ishte një sulm i hapur nga LSI.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ylli shehu ylli shehu

Sondazh

Poll