Politike

Këshilli i Evropës dërgon paketën anti-shpifje në ‘Venecia’, Komisioni: E shqyrtojmë në fillim të marsit

  • ‘Në kundërshtim me Kushtetutën’, Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për ‘anti-shpifjen’
  • Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, ‘Venecia’ bën me dije se tashmë ligjet do shqyrtohen më muajin mars të këtij viti.
    Featured image of article: Këshilli i Evropës dërgon paketën anti-shpifje në ‘Venecia’, Komisioni: E shqyrtojmë në fillim të marsit Komisioni i Venecias

    BRUKSEL- Komisioni i Venecias ka publikuar sot njoftimin se dy ligjet të cilët janë miratuar nga Kuvendi  dhe janë kthyer nga Presidenti, do të shqyrtohen shumë shpejt prej tyre. Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, ‘Venecia’ bën me dije se tashmë ligjet do të shqyrtohen më muajin mars të këtij viti, pasi një kërkese nga Këshilli i Europës.

    Komiteti Monitorues i Asamblesë Parlamentare kërkoi një mendim të Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin Shqiptar Nr. 97/2013 ‘për Shërbimin e Mediave Audiovizive’”, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias.

    Ndërkohë nga ana, tjetër sot Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka rrëzuar dekretin e Presidentit dhe deputetët e Partisë Socialiste janë shprehur se argumentet e Ilir Metës nuk qëndrojnë. Por sipas përfaqësuesit të Presidentit, Bledar Dervishit, duhet të pritet mendimi i Komisionit të Venecias, por argumentet e tij nuk janë marrë parasysh.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Një javë më parë  presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” pasi sipas tij, pasi sipas tij ka një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Sipas tij ligji shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik; të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit; standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

    Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit. Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëve, të cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditën e miratimit nga Kuvendit kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura. Por qeveria dhe Edi Rama u shprehën se paketa është e nevojshme dhe duhet të futet në zbatim shumë shpejt pasi duhet të dënohen shpifësit. Ligjet e ‘anti-shpifjes’ kundërshtohet pasi AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) marrin kompetencat e gjykatës dhe gjobat e majme që vendosen prej tyre duhet të ekzekutohen pa u shprehur një trup gjykuese. Këto institucione kanë mundësi dhe të mbyllin një media, pasi denoncimeve nga qytetarët

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment