Politike

Boiken Abazi: Me kushtetutë kryeparlamentari i takon VETËVENDOSJES

23 Janar 2020, 09:54 Nga DOSJA
Boiken Abazi: Me kushtetutë kryeparlamentari i takon VETËVENDOSJES

TIRANË– Boiken Abazi i Lëvizjes së Vetëvendosjes me qendër në Shqipëri ka deklaruar se kryeparlamentari me kushtetutë i takon Lëvizjes VETËVENDOSJE. Më poshtë Abazi ka renditur edhe disa pika se përse nuk është arritur ende një marrëveshje mes LDK-së dhe Vetëvedosjes.

POSTIMI I PLOTË I BOIKEN ABAZIT:

Me kushtetutë kryeparlamentari i takon Lëvizjes VETËVENDOSJE!

*** Dikush mund të jetë mërzitur që nuk po formohet ende koalicioni LVV-LDK, por rilexoni edhe një herë 10 pikat më lart për të parë pse nuk po formohet.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin.  Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhje e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bioken abazi koalicioni mes ldk dhe vv lëvizja vetëvendosje bioken abazi koalicioni mes ldk dhe vv lëvizja vetëvendosje

Sondazh

Poll