26 Maj 2025, 21:13
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në SyriTv, Berisha deklaroi se 'do mbarojë punë me Edi Ramën' dhe shtoi se kjo është një betejë në vazhdim. Berisha tha se ndodhemi në kushtet e një farse elektorale të paralajmëruar botërisht me dokumente ndërkombëtare.
"Unë kam thënë se do mbaroj punë me Edi Ramën. Vazhdojmë. Jemi në kushtet e një farse elektorale shumë evidente, të paralajmëruar botërisht me dokumente ndërkombëtare. Të paralajmëruar edhe në mesin e fushatës elektorale nga Parlamenti Europian dhe Partia Popullore Europiane. E vërtetuar katërcipërisht nga administrimi i zgjedhjeve. Beteja vazhdon. Unë kam deklaruar se, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. E kam deklaruara këtë para fushatës, e kam deklaruar këtë në Valencia me dokumentet që janë miratuar dhe me hiring në Parlamentin Europian. Është betejë në vazhdim. Unë i përmbahem atij parimi që PD duhet të garantoj rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.
Kjo është një betejë në vazhdim. Nuk kisha unë iluzion se ka zgjedhje të lira me Edi Ramën. E kam thënë para fushatës dhe gjatë fushatës. Kam bërë gjithçka që të dalin në zgjedhje, por u faktua me të gjitha aspektet se këto zgjedhje ishin një farsë e vërtetë. Në diktaturë shpallnin zgjedhjet dhe fjala zgjedhje zhdukej, flitej për votime. Sot është farsë komplet sepse ka konkurrencë, por kjo konkurrencë është qesharake, ka përballë shtetin elektoral me të gjithë shëmtinë dhe fuqinë e tij, që i kthen zgjedhjet në farsë. Ka kartelet e drogës dhe krimit, të cilët përdhunojnë votën e një qyteti, e një qarku, që diktojnë jo vetëm listat, por edhe votat. Janë me firmë.
Në këtë rast ka qenë porosia për përqendrim. Duke qenë se ata (organizatat kriminale) janë një faktor kombëtar në rezultatin e zgjedhjeve është parë e arsyeshme që me ta të merret qendra dhe jo qarqet. Ata janë denoncuar në mënyrë më të fuqishme. Qoftë ky Elvis Doçi apo Poja, se ata ashtu quhen të gjithë, është absolutisht karteli numër 1 në Ballkan dhe më gjerë. Është karteli me port dhe kontrollon çdo metër të portit, kontrollojnë çdo gjë. Nëse përgjegjësi guxon të shkarkojë një vinçier, brenda gjysëm ore ai rikthehet dhe shkon në vinç. Se këta nuk ngopen. Këta marrin 3 mijë euro për çdo njeri, për të kaluar aty. Çdo njeri paguan 3 mijë te karteli dhe ikën", tha Berisha.
sali berisha
Politike
26 Maj 2025, 19:14
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në takimin e fitores me të gjithë kandidatët fitues dhe jofitues të 11 maji...
Politike
26 Maj 2025, 19:08
I.A
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite takimin e fitores me të gjithë kandidatët fitues dhe jofitue...
Politike
26 Maj 2025, 19:00
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para deputetëve të PS nuk la pa ironizur Opozitën duke th&eu...
Politike
26 Maj 2025, 18:57
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Pallati i Brigadave dha një mesazh për deputetëve të cilët nuk do...
Politike
26 Maj 2025, 18:55
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Pallati i Brigadave sulmoi kryedemokratin Sali Berisha duke e quajtur një plak t...
Politike
26 Maj 2025, 18:50
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Pallatin e Brigadave, nuk la pa komentuar akuzat e opozitës për vjedhjen e zgjed...
Politike
26 Maj 2025, 18:47
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në Pallatin e Brigadave përpara deputetëve dhe kandidatëve të Partisë...
Politike
26 Maj 2025, 18:44
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, e cilësoi fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, si fryt i punës s&eum...
Politike
26 Maj 2025, 18:29
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, në takimin e fitores me të gjithë kandidatët fitues dhe j...
Politike
26 Maj 2025, 18:29
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme deputetët socialistë të listës së hapur dhe të mbyll...