Politike

"Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke"/ Rama: Berisha, kufomë me kapelën e Trump

Duke folur me tone ironike Rama tha se Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. Nga ana tjetër, Rama nuk la pa përmendur as Kryedemokrati, të cilin e quajti një kufomë ambulante.

26 Maj 2025, 18:47 Nga E. D
"Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke"/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në Pallatin e Brigadave përpara deputetëve dhe kandidatëve të Partisë Socialiste, nuk kurseu as ironitë për drejtuesen e PD-së të diasporës Jozefina Topalli. Duke folur me tone ironike Rama tha se Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. Nga ana tjetër, Rama nuk la pa përmendur as Kryedemokratin, të cilin e quajti një kufomë ambulante.

"E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë. Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë. Pra, ne jemi vrasësit e pluralizmit. Berati është në krye të skuadrave për t’i mobilizuar shqiptarët jashtë vendit. Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë: rrush. Jemi ne hajdutët pse madhështorëve u mungojnë 200 mijë vota, ku ishin më konkurrues. Ata i dhanë Shqipërisë një kufomë ambulante, me kapelën e Donald Trump, si përrallën e fëmijë, fluturon gomari," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll