Politike

"Zgjedhjet lokale dhe Akademinë Politike"/ Rama jep porositë: Të organizohen mbledhje të mëdha pune

Rama tha se Akademia Politike duhet të hapë një sesion të posaçëm për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend. Kryesocialisti shtoi më tej se duhet të organizohen mbledhje të mëdha pune.

26 Maj 2025, 19:08 Nga I.A
"Zgjedhjet lokale dhe Akademinë Politike"/ Rama jep
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite takimin e fitores me të gjithë kandidatët fitues dhe jofitues të 11 majit tek Pallati i Brigadave. Gjatë fjalimit të tij, Rama dha disa 'porosi' dhe tha se ka nevojë emergjente për një bazë nisje të posaçme që rruga drejt finishit të jetë me shpejtësinë e duhur. Rama tha se Akademia Politike duhet të hapë një sesion të posaçëm për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend. Kryesocialisti shtoi më tej se duhet të organizohen mbledhje të mëdha pune.

"Por përpara se ta mbyll këtë fjalë të përbashkët, dua të prek nevojë emergjente një bazë nisje të posaçme që rruga drejt finishit të jetë me shpejtësinë e duhur. Për këtë na duhet një volum pune deri në shtator dhe po prek shumë përciptas disa pika që t’i pasurojmë. Akademi Politike duhet të hapë një sesion të posaçëm për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend. E dyta, duhet të organizojmë disa mbledhje të mëdha pune një apo dyditore me grupet kyçe të interesit dhe të flasim për sfidat e mandatit të 4. Lista është hapur për propozime. Thelbi është që është një kohë e artë dhe është një nevojë jetike. Ta bëjmë shteruese dhe jam i bindur se do mësojmë shumë. Së treti, udhëheqësit politikë të nisin punën për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky mandat që sapo kemi marrë nuk është piedestal për t’i parë të tjerët nga lart poshtë. Edhe nuk e ekzagjeroj, projektohem 4 vite më pas, që ne të mos e kemi shpërblyer me fakte dhe rezultate këtë besim që morëm nga shqiptarët. Nuk do kishte pozitë më të vështirë për ne," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll