Politike

"Politika do mbetet skizofrenike"/ Rama sulmon Berishën: Një plak tiranik, nuk do ketë opozitë për ne

Kryministri Rama theksoi se Partia Socialiste nuk ka përballë asnjë alternativë sfiduese dhe për PS-në nuk do të ketë opozitë. 

26 Maj 2025, 18:55 Nga I.A
"Politika do mbetet skizofrenike"/ Rama sulmon Berishën:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Pallati i Brigadave sulmoi kryedemokratin Sali Berisha duke e quajtur një plak tiranik që nuk ka lënë të zezë pa bërë. Kryministri Rama theksoi se Partia Socialiste nuk ka përballë asnjë alternativë sfiduese dhe për PS-në nuk do të ketë opozitë. 

“Politika do mbetet e tillë, skizofrenike, e ndarë në dy universe paralele. Shumica nuk u beson më, edhe kur i dëgjon, i dëgjon për të kaluar kohën. Kjo nuk ka për të ndryshuar, derisa sa të ndryshojë mendësia e të bërit opozitë. Një plak tiranik, nuk ka lënë të zezë, nuk do ketë opozitë për ne. Ne votat tona kemi marrë, 200 mijë votat që atyre u mungojnë, zgjodhën të qëndrojnë në shtëpi”, tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll