Politike

"Zgjedhjet i fitojnë ata dhe ne i vjedhim"/ Rama komenton Opozitën: E kanë lënë Shqipërinë pa një alternativë sfiduese

Rama theksoi se fitorja e PS-së vjen sepse kjo parti korrigjohet, ndërsa opozita jeton në univers paralel dhe nuk do të pranojë faktet.

26 Maj 2025, 18:29 Nga I.A
"Zgjedhjet i fitojnë ata dhe ne i vjedhim"/ Rama komenton
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, në takimin e fitores me të gjithë kandidatët fitues dhe jofitues të 11 majit, ku falenderoi gjithsecilin për kontributin e dhënë komentoi edhe Opozitën. Rama theksoi se fitorja e PS-së vjen sepse kjo parti korrigjohet, ndërsa opozita jeton në univers paralel dhe nuk do të pranojë faktet. Gjatë fjalës së tij Kryministri u shpreh se Opozita e kanë lënë Shqipërinë pa një alternativë sfiduese. Ndër të tjera Rama theksoi se sa më shumë korrigjohen aq më shumë përmirësohet dhe Shqipëria.

"Duke reflektuar për psenë dhe si, besoj se mbi të gjitha kjo ka ndodhur se kemi arritur të nxjerrim më shukë nga vetja as çdo fitoreje. Sa më shumë korrigjohemi ne aq më shumë përmirësohet Shqipëria. Në bashkë me disa të tjerë këtu, gjithnjë e më pak nga koha e vjetër, e kemi parë këtë familjen të madhe tonën në errësirë dhe në dritë. Përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi kur kjo parti ka qenë mirë, Shqipëria ka qenë mirë. Ndërsa kur kjo parti nuk ka qenë as Shqipëria s’ka qenë mirë. Dhe sa jo më mirë ka qenë kjo parti aq jo mirë ka qenë për Shqipërinë. Të tjerët, nuk duan ta pranojnë realitetin e fakteve.

Kjo i ka bërë humbës kronikë, ndërsa Shqipëria e ka lënë pa alternativë sfiduese. Janë futur në luftë me faktet dhe jetojnë në një univers paralel, ku Shqipëria që përparon është propagandë. Shqiptarët janë të blerë, ndërkombëtarë janë të shitur. Zgjedhjet i fitojnë ata gjithnjë e më thellë. E vërteta është që ne nuk kemi asnjë zhgënjim, avazi është i njëjti siç e kemi pritur dhe siç e parashikova unë. Ne morëm frutet e një pune të gjatë, dërmuese, të programuar në një kalendar qysh pas fitores së zgjedhjeve vendore në çdo territor," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll