Politike

Rama mesazh deputetëve humbës: Nëse doni të riktheheni në Kuvend, garoni sërish

Në mesazhin e tij, Rama iu drejtua deputetëve humbës, duke i nxitur të shohin situatën si një mundësi të re për rritje profesionale dhe kontribut politik në forma të tjera.

26 Maj 2025, 18:57 Nga I.A
Rama mesazh deputetëve humbës: Nëse doni të riktheheni
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Pallati i Brigadave dha një mesazh për deputetëve të cilët nuk do të futen në Parlament. Në mesazhin e tij, Rama iu drejtua deputetëve humbës, duke i nxitur të shohin situatën si një mundësi të re për rritje profesionale dhe kontribut politik në forma të tjera.

"Dua tu them atyre që në shtator nuk do kthehen në Parlament që unë ua mirëkuptoj mërzinë për garën individuale. Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur, edhe kur luan me fëmijët me top ke një moment mërzie nëse kupton që ti nuk je më ai i pari dhe ata nuk janë më të vegjël dhe ti u munde.  

Por i siguroj se nëse do ta shohin humbjen e vendit të punës si një mundësi të re personale dhe profesione në një tjetër vend pune po në shërbim të të njëjta qëllimeve të përbashkëta, si fitu4es të mandatit historik të 11 majit, jo vetëm do jenë të dobishëm, por do ta pasurojnë karrierën e tyre politike dhe profesionale dhe nëse do të duan të rikthehen në Kuvend të mund të garojnë përsëri në të ardhmen," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll