Politike

"Mblidheshim në 8 të mëngjesit"/ Rama: PS kaloi kufirin e 50 % në këto zgjedhje

Kryministri gjithashtu theksoi se PS kaloi kufirin e 50 përqindshit, duke kaluar 4 shkallë e gjysmë, falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se asnjë herë tjetër. 

26 Maj 2025, 18:44 Nga DOSJA
"Mblidheshim në 8 të mëngjesit"/ Rama: PS
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, e cilësoi fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, si fryt i punës së socialistëve. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se teksa PD hidhte fall, PS punonte për fitoren e zgjedhjeve. Kryministri gjithashtu theksoi se PS kaloi kufirin e 50 përqindshit, duke kaluar 4 shkallë e gjysmë, falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se asnjë herë tjetër. 

“Ne nisëm kohë më parë, krijuam një bord kombëtar të diasporës. Mblidheshim në 8 të mëngjesit, çdo të hënë. Ndiqinim rrjetin vullnetar të PS, në Greqi e përtej, kudo ku shqiptarët janë. Kur ne bënim këto, Jozefina ishte duke parë në filxhan fatin, që doli fati lumë, si rikthimi i Doruntinës. 10 përqind për ata, e 90 përqind nga ne, varet nga sa zgjedfhës janë regjistruar dhe sa janë motivuar të regjistrohen, të tjera janë broçkulla.

I ofruan shqiptarëve për kryeministër, një kufomë politike. Në fund, gomari nuk fluturoi. Ne e ngjitëm PS në shifrën rekord, 856 mijë vota, 88 mijë më shumë se në vitin 2021. PS kaloi kufirin e 50 përqindshit, duke kaluar 4 shkallë e gjysmë, falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se asnjë herë tjetër”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll