Politike

"Jemi mburojë e institucioneve të drejtësisë"/ Rama: Kemi humbur një gjyq në Apel, shtetit i kërkohet të paguaj 500 mijë euro

Ndër të tjera Rama përmendi edhe rastin e një gjyqi në Apel, ku shteti shqiptar ka humbur 500 mijën euro për një aksident që ka ndodhur 8 vite më parë, por që nuk ka patur viktima.

26 Maj 2025, 19:14 Nga DOSJA
"Jemi mburojë e institucioneve të drejtësisë"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në takimin e fitores me të gjithë kandidatët fitues dhe jofitues të 11 majit tha se mbështetja ndaj SPAK do të vijojë pa kthim pas dhe se do të vijojnë të udhëheqin me forcën e shembullit. Ndër të tjera Rama përmendi edhe rastin e një gjyqi në Apel, ku shteti shqiptar ka humbur 500 mijën euro për një aksident që ka ndodhur 8 vite më parë, por që nuk ka patur viktima.

"Kemi humbur një gjyq në Apel ku i kërkohet shtetit të paguaj 500 mijë euro për një përplasje në rrugë ku s’ka pasur as të vdekur dhe të plagosur ku shoferi ka pasur vizion të hedh shtetin në gjyq si rezultat i përplasjes me makinë. Ndërkohë që janë të panumërt shqiptarët që presin apelin me vite të tëra, janë flagrante rastet kur presim apelin e apelit. Ky vendim është marrë me shpejtësi brenda një ditë dhe shteti gjobitet me 500 mijë, as për shtetin nuk e korigjojmë dot gafat apo poshtërsitë që ndodhin në sallat e gjyqeve.

Ne kemi në dorë dy gjëra për fatin e drejtësisë në Shqipërinë 2030. E para duke udhëhequr me forcën e shembullit dhe e dyta të jemi mburojë e institucioneve të drejtësisë duke nisur nga SPAK që do të vijojmë ta mbështesim. Përveç gjërave që nuk shkojnë, mësimi nga historia jonë është që pavarëisa e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto është e vetmja rrugë," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll