Aktualitet

“Isha duke u marrë me botën e krimit në Bulqizë”/ Artan Hoxha tregon si i ra në dorë video e Lefter Allës: Është fi

23 Janar 2020, 07:01 Nga DOSJA
“Isha duke u marrë me botën e krimit në

Tiranë- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar në emiisonin “Opinion” sesi i ra në dorë videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla shfaqet  duke konsumuar kokainë. Ai ka treguar se ishte duke u marrë me botën e krimit në Bulqizë në momentin që i ra video në dorë. Gazetari ka theksuar se video është filmuar me celular.

Prej 4 muaj e kam patur këtë video. Video është xhiruar pasi ka marrë mandatin. Nga momenti i parë që kam rënë në dijeni, kam qenë duke u marrë me diçka tjetër në Bulqizë. Isha duke u marrë me inteferimin e botës së krimit  për pasuritë minerare që janë aty, shfrytëzimin e mineralit të kromit. Ai është qyteti më i varfër i Shqipërisë dhe jeton mbi një minierë ari.  Duke bërë këto kontakte, rastësisht rashë në këtë video. Po pyejsa kush janë drejtuesit lokalë, si funksionon. Unë nuk kisha target grup dhe objektiv personazhin, mua më shqetëson fenomeni. Duan të identifikojnë se kush e nxorri. Një person me celular ka filmuar mbi ekranin e kompjuterit, këtë gjë mund ta kenë bërë shumë njerëz. Sot nuk i identifikojmë dot që është burimi””, tregoi Artan Hoxha.

Pasi e paralajmëroi në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale. Ndërsa PD ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga socialistët. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha lefter alla merr kokaine artan hoxha lefter alla merr kokaine

Sondazh

Poll