Aktualitet

Raporti mbi korrupsionin, Transparency International publikon indeksin: Shqipëria humb 7 vende, në nivel më të mirë Kosova

23 Janar 2020, 07:34 Nga DOSJA

TIRANË- Publikohet indeksi mbi perceptimin e korrupsionit për vitin 2019Transparency International ka renditur Shqipërinë në vendin e 106 nga 180 vende, përsa i përket indeksit të korrupsionit, duke humbur kështu 7 vende, ku në 2018 ishte në vendin e 99. Së bashku me Shqipërinë në vendin e 106 renditet edhe Maqedonia e Veriut, Alergjia, Egjipti dhe Brazili.

Indeksi rendit 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Ndërsa, Kosova, në indeksin e sivjetshëm radhitet e 101-ta me 36 pikë. Ky rezultat do të thotë se ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin e kaluar, kur ka qenë në vendin e 93-të, me 37 pikë. Dy vendet që paraqiten në nivele më të mira në rajonin tonë, është Mali i Zi dhe Kroacia, përkatësisht në vendin e 66 dhe 63. Ndërsa Serbia ka rënë nga pozita 87 në pozitën 91.

Ndër vendet më të dobëta për sa i përket korrupsionit, janë Somalia, Sudani i Jugut dhe Siria me rezultate përkatësisht 9, 12 dhe 13. Këto vende ndiqen nga afër nga Jemen (15), Venezuela (16), Sudan (16), Guinea Ekuatoriale (16) dhe Afganistan (16).

(A.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet indeksi per korrupsionin raporti i transparency international shqiperia indeksi per korrupsionin raporti i transparency international shqiperia

Sondazh

Poll