Aktualitet

”Autobusi s’ka ngrohje dhe frena”/ Nxënësit dhe mësuesit në Darëzezë të Fierit në protestë, bojkotojnë mësimin

23 Janar 2020, 07:49 Nga DOSJA
”Autobusi s’ka ngrohje dhe frena”/ Nxënësit dhe

Fier- Ditën e sotme 70 nxënësit e fshatit Darëzezë të Fierit së bashku me mësuesit dhe prindërit e tyre kanë bojkotuar mësimin, pasi janë të pakënaqur me kushtet e transportit. 70 nxënësit dhe mësuesit udhëtojnë çdo ditë nga Darëzeza në fshatin Topojë,  ku zhvillojnë mësimin, por ankohen se autobusi me të cilin udhëtojnë nuk ka ngrohje dhe njërit prej tyre nuk i mbajnë frenat.

“Janë mbi 70 nxënës dhe mësues në autobus. Njëri nga autobusët nuk ka frena të mira. Rrinë në këmbë dhe autobusët nuk kanë ngrohje. Të nisa puna me shkollës pasi na është premtuar.”, shprehen fëmijët.  Ndërsa një nga prindërit u shpreh se bojkoti do të vijojë, sa kohë që fëmijëve të tyre nuk iu ofrohen kushte normale për transportin. Ata kërkojnë nga shteti përmirësimin e kushteve të transportit dhe nisjen e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare në Darëzezë.

Shkolla në Darëzezë u mbyll më datë 2 dhjetor të këtij viti, për shkak  se ishte e dëmtuar nga tërmeti. Institucionet arsimore rajonale në Fier vendosën që deri në rikonstruksionin e plotë të godinës fëmijët të zhvendosen për të kryer procesin mësimor në shkollën e fshatit Topojë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nxënësit dhe mësuesit në darëzezë në protestë nxënësit në fier bojkotojnë mësimin nxënësit dhe mësuesit në darëzezë në protestë nxënësit në fier bojkotojnë mësimin

Sondazh

Poll