Aktualitet

Mjekët në QSUT bëjnë mrekullinë, shpëtojnë 5 foshnje me probleme në zemër, operacionet e vështira u kryen brenda dy ja

23 Janar 2020, 07:21 Nga DOSJA
Mjekët në QSUT bëjnë mrekullinë, shpëtojnë 5

Tiranë- 5 foshnja,të cilat lindën me probleme në zemër, gëzojnë shëndet të plotë falë ekipit të Kardiokirurgjisë në QSUT.  Ka qenë mjeku Altin Veshti nga ekipi i Kardiokirurgjisë, i cili ka dhënë lajmin se 5 foshnja, më i vogli 5 ditësh deri në 30 ditësh, u  janë nënshtuar disa operacioneve shumë të ndërlikuara, që rezultuan me sukses.

Ai në një postim në Facebook është shprehur se foshnjat kishin lindur me një problem, i cili nëse nuk do të kapej në kohë, mund t’u kushtonte edhe jetën.

“Ekipi i Kardiokirurgjise operon 5 bebe neonat në 2 javët e fundit (më i vogli 5 ditësh deri në 30 ditësh) me diagnoze koartacion i aortës një kardiopati vdekjeprurëse që nëse nuk operohet në ditët e para të jetës është fatale. Një bashkëpunim shumë i mire mes ekipit të Kardiokirugjisë, Pediatrisë dhe 2 materniteteve Koco Gliozheni dhe Mbretëresha Geraldinë. Operacione të një kompleksiteti shumë të lartë që kryhen me gjithë vështirësitë e mëdha. Urime të gjithëve”, shkruan mjeku Altin Veshti. Familjarët  e foshnjave kanë marrë lajmin më të bukur në jetën e tyre.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mjekët në qsut bëjnë mrekullinë shpëtohen 5 foshnja në qsut mjekët në qsut bëjnë mrekullinë shpëtohen 5 foshnja në qsut

Sondazh

Poll