Politike

Video e kryebashkiakut Alla/ Ironia e Palokës: Rama do thotë se nga analizat në laborator privat, droga nuk është kokainë

23 Janar 2020, 08:32 Nga DOSJA
Video e kryebashkiakut Alla/ Ironia e Palokës: Rama do thotë se nga

Tiranë- Nënkryetari i Partisë Demoraktike Edi Paloka, për videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili shfaqet duke konsumuar kokainë është shprehur me ironi se do të dalë kryeministri Edi Rama dhe të flasë për këtë çështje.  Ai ka deklaruar se Rama do të dalë dhe të thotë që droga nuk është llojit kokainë.

“Sot pritet te dale Rama e te thote :” I bera une analizat ne nje laborator privat. Nuk ishte kokaine…”, shprehet ai në Facebook.

Pasi e paralajmëroi në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale. Ndërsa PD ka kërkuar dorëheqjen e tij. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga socialistët. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka lefter alla merr kokaine edi paloka lefter alla merr kokaine

Sondazh

Poll