Politike

Kryebashkiaku i Bulqizës thithte kokainë mbi banak/ Pasi e denoncoi publikisht, Bardhi ia ‘dorëzon’ SPAK-ut: Të zbulohet

22 Janar 2020, 18:28 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Bulqizës thithte kokainë mbi banak/ Pasi e denoncoi

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të videos ku kryebashkikaku i PS-së në Bulqizë, Lefter Alla shfaqet duke pirë drogë.

Pasi e denoncoi rastin në emisionin “Opinion”, Bardhi u shpreh se tanimë Prokuroria e Posaçme ka një mundësi që të vendosë para përgjegjësisë një grup kriminal që shkërndan drogë në Bulqizë.

“SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!,”-shkruan Bardhi.

Pasi e paralajmëroi në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale. Ndërsa PD ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga socialistët. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazment bardhi kryebashkiaku merr droge lefter alla merr kokaine pd kërkon shkarkimin e alles gazment bardhi kryebashkiaku merr droge lefter alla merr kokaine pd kërkon shkarkimin e alles

Sondazh

Poll