Politike

Shqipëria hapa pas në luftën kundër korrupsionit/ Tabaku: 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive, ligjet shkruhen në zy

23 Janar 2020, 08:13 Nga DOSJA
Shqipëria hapa pas në luftën kundër korrupsionit/ Tabaku: 1

TIRANË- Ish deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar, lidhur me publikimin e indeksit të Transparency International, ku e rendit Shqipërinë në vendin e 106, duke pësuar një rënie në krahasim me vitin 2018.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku shprehet se problemet me politikanë të korruptuar, mungesa e demokracisë institucionale, vendimmarrja e munguar e qytetarëve apo dhe trajtesat preferenciale janë elementë që kanë ndikuar në vlerësimin negativ. Sipas saj, 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive ndërsa ligjet dhe taksat  sipas PD shkruhen në zyrat e oligarkëve në shërbim të interesit të tyre personale dhe jo qytetarëve.

“Shqiperia me korrupsion më të larte se 2018, bie me 7 vende. Shqipëria e Ramës nuk është vetëm një demokraci hibride por Transparency International dhe raporti i botuar prej saj për vitin 2019 tregon se Shqipëria renditet e 106 duke pasur rënie me 7 vende në raport me një vit më parë.

Shqipëria është vendi i fundit në rajon dhe njësoj siç pohon DASH vendi më i korruptuar në këtë pjesë të planetit. Problemet me politikanë të korruptuar, mungesa e demokracisë institucionale, vendimmarrja e munguar e qytetarëve apo dhe trajtesat preferenciale janë elementë që kanë ndikuar në vlerësimin negativ. Shqipëria është vendi ku 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive, ku ligjet dhe taksat shkruhen në zyrat e oligarkëve në shërbim të interesit të tyre personale dhe jo qytetarëve. Pikërisht nën këto standarte ne sot gjendemi të renditur më keq dhe kjo renditje dëshmon realitetin e Shqipërisë përballë korrupsionit.

Ka një rrugë për të shpëtuar nga sistemi korruptiv që është instaluar në Shqipëri. Beteja për tregun e lirë, konkurencën e ndershme në këtë treg, heqjen e çdo kontrolli që sjell barrë mbi biznesin, ndërtimin e institucioneve përgjegjëse. Një qeveri që nuk e komandojnë zyrat juridike të oligarkëve por që i harton ligjet në shërbim të qytetarëve. Mundësi për bizneset e vogla dhe jo rregullatorë dhe barriera për to në shërbim të bizneseve të mëdha, reformë e plotë zgjedhore që rregullon financimin e partive politike dhe transparencë në tenderat dhe koncesionet.Shqipëria nuk ka më luksin të vuajë pasojat e keqqeverisjes së të paktëve ndaj shumicës. Ka ardhur koha që kumbarëve të korrupsionit t’u japim goditjen e merituar”, shkruan Tabaku.

Është publikuar sot indeksi mbi perceptimin e korrupsionit për vitin 2019 nga Transparency International. Raporti ka renditur Shqipërinë në vendin e 106 nga 180 vende, përsa i përket indeksit të korrupsionit, duke humbur kështu 7 vende, ku në 2018 ishte në vendin e 99. Së bashku me Shqipërinë në vendin e 106 renditet edhe Maqedonia e Veriut, Alergjia, Egjipti dhe Brazili.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike indeksi i korrupsionit jorida tabaku raporti i transparency international indeksi i korrupsionit jorida tabaku raporti i transparency international

Sondazh

Poll