Politike

Publikohet VIDEO, Lefter Alla kapet duke thithur kokainë: Është sulm politik dhe montazh. PD: Të shkarkohet

22 Janar 2020, 17:46 Nga DOSJA
Publikohet VIDEO, Lefter Alla kapet duke thithur kokainë: Është

TIRANË- Lefter Alla, kreu i Bashkisë Bulqizë është kapur në një ambient publik duke konsumuar kokainë. Gazetari Artan Hoxha kishte paralajmëruar që do publikonte një video, dhe pamjet sot janë bërë publike. Sipas shihet nga video, Alla është në një lokal në zonën e Bulqizës duke thithur kokainë, pak ditë pasi kishte fituar zgjedhjet.

Por dhe pas publikimit të pamjeve, Alla nuk ka pranuar se është ai dhe akuzon Partinë Demokratike se po e sulmon politikisht dhe pamjet janë një montazh. Në një reagim në Facebook, Alla shkruan se asgjë nuk është e vërtetë nga ajo që është transmetuar në media dhe ai nuk do japë dorëheqjen.

Por Partia Demokratike në një deklaratë zyrtare, kërkon largimin e Allës nga drejtimi i Bashkisë Bulqizë. Sipas reagimit të PD, Alla është fytyra e asaj që ai përfaqëson në qeverisje dhe për ta është ilegjitim në mbajten e postit. Gazetari Artan Hoxha që publikoi dhe videon në AbcNews, ka thënë se është kërcënuar që të mos bënte publike videon. Ai i ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të hetojë dhe të marrë masa, pasi kërcënimet kanë qenë serioze.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan hoxha ervin salianji lefter alla lefter alla merr kokaine pd kërkon shkarkimin e alles artan hoxha ervin salianji lefter alla lefter alla merr kokaine pd kërkon shkarkimin e alles

Sondazh

Poll