Politike

Kryebashkiaku i Bulqizës thithte kokainë mbi banak, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste: Për të fliten fjalë pozitiv

22 Janar 2020, 20:12 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Bulqizës thithte kokainë mbi banak, vjen reagimi i

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka reaguar lidhur me videon e ku duket kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke pirë kokainë.

I ftuar në emisonin “Repolitix” të drejtuar nga gazetari Denis Minga, Qefalia tha se beson që videoja është montazh dhe se ka dëgjuar fjalë të mira për Allën si kryebashkiak.

“Ka treguar integritet dhe për të fliten fjalë pozitive dhe i bësoj ende reagimirt të tij deri në vërtetimin e videos. Nuk kemi pse ta besojmë po mos të jetë me fakte dhe me prova. Për aq kohë sa ka montazhe të tilla, pse mos ta besojmë? Jam i prirur t’i bësoj fjalëve të tij. Ne e kemi diskutuar mes kolegëve.  Për aq kohë sa kemi një “Babale” të montuar, pse të mos e kemi edhe këtë? Presim vëretësinë e këtij fakti,”-tha Qefalia.

 

Pasi e paralajmëroi në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale. Ndërsa PD ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga socialistët. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryebashkiaku merr droge lefter alla merr kokaine pd kërkon shkarkimin e alles xhemal qefalia kryebashkiaku merr droge lefter alla merr kokaine pd kërkon shkarkimin e alles xhemal qefalia

Sondazh

Poll