Politike

“Të shkarkohet në sekondë”, Manjani: Alla tani ka ‘surratin e mallit’, nuk mund të rri më në detyrë

22 Janar 2020, 20:39 Nga DOSJA
“Të shkarkohet në sekondë”, Manjani: Alla tani ka

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësië, Ylli Manjani, ka kërkuar shkarkimin e kreut të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Allës. I ftuar sot në emisionin “Real Story”, Manjani tha se video e kreut të bashkisë duke pirë kokainë është shokuese.

Sipas tij qeveria duhet të marrë një vendim të menjëhershëm, e ta shkarkojë në sekondë, pasi Alla tashmë ka “surratin e mallit” në marrjen e vendimeve.

Lefter Alla nuk mund të jetë më kryetar bashkie dhe të kuptojë situatën. Qeveria duhet ta shkarkojë në sekondë. Ligjërisht është diskutim tjetër, por nga ana morale nuk mund të jetë më në krye të Bashkisë Bulqizë. Nuk di nëse ka shkelje ligjore apo jo, por është video shokuese. Një kryebashkiak nuk mund ta bëjë detyrën duke qenë nën efekt droge.

Është element që e bën të pamundur kryerjen e detyrës. Qeveria sheh një kryebashkiak që ka probleme dhe duhet shkarkuar. Të jetë për mua, edhe kryetari i Bashkisë Lushnjë duhej shkarkuar. Këto janë gjëra të rëndë për jetën publike. Ka ca kode etike e morale. Detyra morale kërkon fytyrë, kërkon surrat. Me çfarë fytyre do shërbesh me fytyrën e mallit apo që të kanë hedhur bombë në zyrë?”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Manjanit.

Pasi e paralajmëroi në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale. Ndërsa PD ka kërkuar dorëheqjen e tij. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga socialistët. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lefter alla lefter alla merr kokaine ylli manjani lefter alla lefter alla merr kokaine ylli manjani

Sondazh

Poll