Politike

Rama në Itali, takim me Conten dhe ministrin e Jashtëm, kryeministri shqiptar: Fatura e tërmetit 1 mld Euro! Di Maio: Shumë,

23 Janar 2020, 06:46 Nga DOSJA
Rama në Itali, takim me Conten dhe ministrin e Jashtëm, kryeministri

Itali-Ditën e sotme kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali,  ku është pritur me një ceremoni shtetërore nga homologu Giuseppe Conte. Mësohet se çështja kryesore e diskutimit është konferenca e donatorëve që do të mbahet në shkurt.

“Me Kryeministrin, Giuseppe Conte, për mbështetjen e mëtejshme të Italisë mike në funksion të Rindërtimit, në vigjilje të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel”, shkruan Rama në Facebook, teksa publikon edhe video nga takimi.

Po kështu në këtë vizitë, mëngjesin e sotëm, Rama është takuar me Ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio, ku gjatë bisedës me të  kryeministri shqiptar ka deklaruar se fatura e tërmetit  të 26 nëntorit të vitit të kaluar është 1 mld Euro. Ministri italian është shprehur se për këtë do të gjendet një zgjidhje tek konferenca e donatorëve por ka theksuar se fatura në fakt qenka pak e shtrenjtë.

 

 

 

 

Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë, e cila po kalon momente tepër të vështira pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Lidhur me këtë situatë, KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura nga tërmeti. Gjithashtu presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka shtuar se BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin, e cila pritet të zhvillohet më 17 shkurt.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama takim me conten rama vizitë në itali rama takim me conten rama vizitë në itali

Sondazh

Poll