Sport

Erdhi për sulmues, Ibrahimovic po shndërrohet në trajnerin e Milanit

21 Janar 2020, 21:22 Nga DOSJA
Erdhi për sulmues, Ibrahimovic po shndërrohet në trajnerin e

Zlatan Ibrahimovic u rikthye te Milani për të bërë sulmuesin, por javë pas jave po kthehet në trajner. Ndikimi i tij më shumë vihet re në aspektin organizativ në fushë dhe atë psikologjik.

Në tri ndeshjet e fundit, Milani ka 8 gola të shënuar. Madje, ajo çka dukej si utopike për “Djallin”, tani ngjan krejt e natyrshme. Golat shënohen më me lehtësi dhe ka qarkullim topi edhe në gjysmëfushën kundërshtare.

Duke përjashtuar spanjollin Suso, pjesa tjetër e ofensivës kuqezi është zgjuar nga gjumi dhe ka disa lojtarë që përmendin suedezin si faktor ndikues. Piatek, Rafael Leao, Castillejo dhe Rebic po gjejnë veten dhe duken më të lumtur. Ata kanë shënuar të gjithë.

Madje, edhe një mbrojtës si Theo Hernandez po bëhet goleador te Milani. Gjendja duket mjaft pozitive dhe tifozët duhet t’ia njohin meritën Ibrahimovic-it.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ibrahimovic milan pioli ibrahimovic milan pioli

Sondazh

Poll