Politike

Përfundon numërimi i votave preferenciale të diasporës në 11 qarqe, procesi vijon ende në Elbasan

Numërimi i votave ka përfunduar në Kukës, Shkodër, Dibër, Durrës, Fier, Tiranë, Berat, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.

20 Maj 2025, 09:21 Nga N.F
Përfundon numërimi i votave preferenciale të diasporës
Foto ilustruese

TIRANË- Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial ka përfunduar në 11 qarqe. Numërimi i votave ka përfunduar në Kukës, Shkodër, Dibër, Durrës, Fier, Tiranë, Berat, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.

Procesi i numerimit vijon në qarkun e Elbasanit.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të preferencës vazhdon në qarkun Elbasan, ku ende po vlerësohen rezultatet. Ndërkohë, KQZ ka urdhëruar gjithashtu numërimin fillestar të votave të panumëruara për dy qendra votimi: QV nr. 1352/01, KZAZ nr. 21, qarku Durrës;  QV nr. 2777/00, KZAZ nr. 54, qarku Elbasan.

Ky proces do të zhvillohet më 20 maj 2025, në orën 12:00, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Rezultatet nga këto qendra do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit përkatës të zonës zgjedhore.

Përfundon numërimi i votave preferenciale të diasporës

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll