19 Maj 2025, 22:18
Nga M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri njëherësh me kryesocialisti Edi Rama ka këshilluar kandidatët e tij për deputetë që të mos i futen rrugës për të kërkuar filmime, rinumërime për votën preferenciale. Në media po qarkullon një mesazh që thuhet se Rama ua ka dërguar socialistëve lidhur me pakënaqësistë për votat individuale.
Në mesazh Rama shkruan se nuk mund të ndalojë askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër, thotë ai dhe shprehet se dëshiron të mbeten të tillë, u këshillon të mos i hyhet asaj rruge.
Ai shton se humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur, sipas tij, nuk ka asnjë shans që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues.
Mesazhi i Ramës:
Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!
Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.
Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.
Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.
E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi!
Kush kërkoi pamjet filmike të numërimit të votave nga socialistët?
Kandidatët Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, Xhemal Qefalia, dhe Frrok Gjini mësohet se i janë drejtuar me një kërkesë KQZ-së pasi dyshojnë për manipulime të votave brenda listave të partive.
Kërkesa e kandidatëve për deputetë në liste të hapur vjen pasi ata pretendojnë se vota ndaj tyre sipas qarqeve nuk është lexuara drejtë.
Blerina Gjylameti renditet e 23 në listën e PS në Tiranë, ajo ka marrë 6053 vota nga votat preferenciale për deputetë. Nga ana tjetër, Qefalia renditet i 18 në listën e PS-së në Tiranë, ai ka marrë 9822 vota.
edi rama partia socialiste
Politike
19 Maj 2025, 21:47
E. D
Erald Kapri
TIRANË- Kandidati i Partisë Mundësia në Tiranë, Erald Kapri, tha se vota e diasporës ishte dyshuese q&e...
Politike
19 Maj 2025, 21:33
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Pavarësisht ftesës as Putin dhe as Trump nuk morrën pjesë në bisedimet për Ukrainë...
Politike
19 Maj 2025, 21:09
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e zgjedhur i koalicionit PD-ASHM Jorida Tabaku ka marrë mandatin e vetëm të fituar nga kjo forcë n...
Politike
19 Maj 2025, 21:11
E. D
ina zhupa
TIRANË- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Sarandën, Ina Zhupa, përmes një reagimi ngre alarmin pë...
Politike
19 Maj 2025, 21:03
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar numërimin fillestar të votave të panumëruara pë...
Politike
19 Maj 2025, 20:51
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për qarkun e Lezhës ng...
Politike
19 Maj 2025, 20:08
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të Diasporës, për votën preferencial...
Politike
19 Maj 2025, 20:29
M.B
Arian Ndoja
DURRËS- Deputet i zgjedhur i koalicionit PD-ASHM Arian Ndoja ka marrë mandatin e vetëm të fituar nga kjo forcë n...
Politike
19 Maj 2025, 19:38
M.B
Aulon Kalaja
DURRËS- Kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit nga PD-ASHM në qarkun Durrës, Aulon Kalaja ka bërë nj...
Politike
19 Maj 2025, 19:41
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Sipas mediave të Kosovë...