Politike

"Zarfat nuk kanë ardhur me DHL, por me Postën e Ramës dhe thasët e Taulantit"/ Zhupa: Me zë dhe figurë ja si u shkatërrua vota e diasporës

Zhupa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka denoncuar ashpër procesin e votimit të diasporës, duke deklaruar se ai është shkatërruar qëllimisht dhe me skema të dyshimta.

19 Maj 2025, 21:11 Nga E. D
"Zarfat nuk kanë ardhur me DHL, por me Postën e Ramës
ina zhupa

TIRANË- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Sarandën, Ina Zhupa, përmes një reagimi ngre alarmin për manipulimin e votës së diasporës. Zhupa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka denoncuar ashpër procesin e votimit të diasporës, duke deklaruar se ai është shkatërruar qëllimisht dhe me skema të dyshimta.

Gjithashtu Zhupa thekson se zarfat e votave nuk kanë ardhur sipas kontratës përmes DHL, por përmes Postës së Ramës dhe mjeteve të tjera të paautorizuara, siç i quan ajo, thasët e Taulantit. Ajo thekson se votat qartësisht nuk janë më të rregullta dhe është minuar integriteti i procesit.

Postimi i Plotë: 

Me zë dhe figurë si është shkatërruar votimi i diasporës!

Zarfat nuk kanë ardhur me DHL (sipas kontratës) por me Postën e Ramës dhe mënyra të tjera si psh me thasët e Taulantit. Edhe kjo përkon me kohën kur deklaruan mish mashin dhe që do i mbushnin vetë!

Votat qartësisht nuk janë më të rregullta dhe është minuar integriteti i procesit.

Është njëlloj sikur në votimin në Shqipëri dikush të shkonte me fletën e vet me vete dhe të lejohej ta hidhte direkt në kuti!!!

Nga votat e thasëve të Taulantit, PD në qarkun e Vlorës humbi një mandat, duke shtuar akoma më shumë shkelje një procesi të brendshëm me skema po aq kriminale.

ina zhupa

Sondazh

Poll