Politike

Fitoi mandatin e vetëm nga lista e hapur e PD-ASHM në qarkun Tiranë, Tabaku: Nuk arritëm dot të sjellim rotacionin politik! Përgëzime për kolegun Alimehmeti

Ajo gjithashtu shkruan se nuk arritën dot të sjellin rotacionin politik aq të nevojshëm për Shqipërinë, sipas saj, pasi ky sistem prodhoi edhe një garë të brendshme shpeshherë të padrejtë.

19 Maj 2025, 21:09 Nga M.B
Fitoi mandatin e vetëm nga lista e hapur e PD-ASHM në qarkun
Jorida Tabaku

TIRANA- Deputetja e zgjedhur i koalicionit PD-ASHM Jorida Tabaku ka marrë mandatin e vetëm të fituar nga kjo forcë në listën e hapur të qarkut Tiranë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Tabaku falenderon votuesit dhe mbëshetësit e saj.

Ajo gjithashtu shkruan se nuk arritën dot të sjellin rotacionin politik aq të nevojshëm për Shqipërinë, sipas saj, pasi ky sistem prodhoi edhe një garë të brendshme shpeshherë të padrejtë. Gjithashtu Tabaku përgësoi kandidatin Ilir Alimehmeti, me të cilin thotë se ndanë sprintin e fundit të kësaj gare.

POSTIMI:

Falenderime pa fund për këdo që më votoi, që më mbështeti dhe që ishte me mua në këtë sfidë të radhës, e cila për të thënë të drejtën nuk ishte aspak e lehtë. Mirënjohje çdo demokrati që punoi, trokiti në çdo derë dhe më shoqëroi në çdo ecje e në takime që nisnin në agim dhe përfundonin në mbrëmje, duke bërë të mundur që sot të kem këtë mbështetje!

U jam pafund mirënjohëse të gjithë demokratëve; anëtarëve, aktivistëve, komisionerëve, numëruesve, drejtuesve lokalë. Për lodhjen, sakrificën dhe forcën e besimit! Ju jeni Partia Demokratike! Së fundmi, falenderime nga zemra për familjen time; Saimirin dhe fëmijët, mamin, babin, Fisnikun dhe Lornën, si dhe familjen e madhe që ishte me mua deri në votën e fundit.

Fatkeqësisht nuk arritëm dot të sjellim rotacionin politik aq të nevojshëm për Shqipërinë, pasi ky sistem prodhoi edhe një garë të brendshme shpeshherë të padrejtë. Por përgëzime për të gjithë, veçanërisht për kolegun Alimehmeti, me të cilin ndamë sprintin e fundit të kësaj gare, për fushatën dhe mbi të gjitha, për qytetarinë.

jorida tabaku

Sondazh

Poll