Politike

"Faleminderit që iu bashkuat trenit të fitores," Rama- emigrantëve: Mesazh i fuqishëm i shumicës! Do të na bëjë më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE

Rama krahas videos ka shkruar edhe një falenderim për emigrantët të cilët e mbështetën në zgjedhjet e 11 majit. 

20 Maj 2025, 08:35 Nga N.F
"Faleminderit që iu bashkuat trenit të fitores," Rama-
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë një video nga takimet që ka zhvilluar me emingrantët në diasporë. Rama krahas videos ka shkruar edhe një falenderim për emigrantët të cilët e mbështetën në zgjedhjet e 11 majit. 

Ai më tej thekson se kjo fitore është domethënëse jo thjesht për numrat, por edhe për mesazhin e fuqishëm që dhanë, për Shqipërinë në BE. Ai shtoi se kjo do ta bëjë qeverinë më më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE.

Reagimi i Rames:

MIRËMËNGJES dhe me një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë.

rama

Sondazh

Poll