Politike

Zgjedhjet parlamentare/ KQZ urdhëron numërimin fillestar të votave të panumëruara në dy QV, të Durrësit dhe Elbasanit

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se procesi i numërimit do të kryhet më datë 20.05.2025, ora 12:00, në ambientet e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve.

19 Maj 2025, 21:03 Nga M.B
Zgjedhjet parlamentare/ KQZ urdhëron numërimin fillestar të
Foto ilustruese

TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar numërimin fillestar të votave të panumëruara për qendrat e votimit nr. 1352/01, KZAZ nr. 21, qarku Durrës dhe nr. 2777/00, KZAZ nr. 54, qarku Elbasan. Në njoftimin e KQZ-së thuhet se procesi i numërimit do të kryhet më datë 20.05.2025, ora 12:00, në ambientet e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve. Gjithashtu bëhet me dije se rezultatet e këtyre qendrave të votimit do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore.

Njoftimi:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) urdhëron numërimin fillestar të votave të panumëruara për qendrat e votimit nr. 1352/01, KZAZ nr. 21, qarku Durrës dhe nr. 2777/00, KZAZ nr. 54, qarku Elbasan. Procesi i numërimit do të kryhet më datë 20.05.2025, ora 12:00, në ambientet e KQZ-së. Rezultatet e këtyre qendrave të votimit do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore perkatese.

kqz

Sondazh

Poll