Politike

Fitoi mandatin e deputetit me Partinë Mundësia/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cënoi fshehtësinë e votës! I gjithë pushteti punoi 3 muaj me adminisratën...

Më tej ai nënvizoi se i gjithë procesi i votës së diasporës cënon fshehtësinë e votës, teksa tregoi një rast që i ka ndodhur. Kapri i cili fitoi mandatin e deputetit me Partinë Mundësia tha se kushërinjtë e tij nga jashtë i dërgonin me foto votat e tyre.

19 Maj 2025, 21:47 Nga E. D
Fitoi mandatin e deputetit me Partinë Mundësia/ Erald Kapri: Vota e
Erald Kapri

TIRANË- Kandidati i Partisë Mundësia në Tiranë, Erald Kapri, tha se vota e diasporës ishte dyshuese që në fillim, duke thënë se ajo u arrit përmes një marrëveshjeje politike mes PD dhe PS. I ftuar në emisionin LOG në News24, Kapri u shpreh se vota e Diasporës pati problemet e veta dhe madje cënoi fshehtësinë e votës, pasi mund të fotografohej lehtësisht.

Më tej ai nënvizoi se i gjithë procesi i votës së diasporës cënon fshehtësinë e votës, teksa tregoi një rast që i ka ndodhur. Kapri i cili fitoi mandatin e deputetit me Partinë Mundësia tha se kushërinjtë e tij nga jashtë i dërgonin me foto votat e tyre.

"Vota e diasporës ishte dyshuese që në fillim. Sepse kur u votua në Kuvend u votua me një marrëveshje të madhe politike, pra marrëveshja ishte që PS ta bënte votën e diasporës në këtë model dhe PD mbylli listat. U arrit kjo marrëveshje politike dhe u miratua vota e diasporës dhe këtu lindi dyshimi. Ky ishte projekti që donte Edi Rama. Kjo shtrirje masive e një lloj kapje të votës me këtë pushte që ka Rama sigurisht që kishte dyshime.

Me 200 mijë vota prodhohen teorikisht 20 mandate . ka një problem të madh këtu, pastaj vijmë te problemet e tjera. Është antikushtetuese, ti fshehtësinë e votës nuk e ke fare. Plasi gjithandej, voto aty dhe ço me foto.

U bë trend, kam kushërinj dhe unë jashtë dhe ma çonin dhe mua në privat, që të votuam. U bë skandal, dhe kjo ka ndodhur me të gjithë sepse ky është një proces që e cënonte fshehtësinë e votës," tha Kapri.

erald kapri

Sondazh

Poll