Politike

GJKKO dërgoi dosjen "Partizani" për gjykim, Gjokutaj: Do të ecet me gjykim të zakonshëm, ja pse nuk e kemi kërkuar gjykimin e shkurtuar

Gjokutaj ka theksuar se të gjitha vendimet e marra prej gjyqtares Irena Gjoka janë të pavlefshme.

19 Maj 2025, 14:42 Nga r.ll
GJKKO dërgoi dosjen "Partizani" për gjykim, Gjokutaj: Do
genc gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur sot jashtë ambienteve të GJKKO, pasi u vendos se dosja "Partizani" do të kalojë për gjykim. Gjokutaj ka theksuar se të gjitha vendimet e marra prej gjyqtares Irena Gjoka janë të pavlefshme. Më tej shtoi se GJKKO u përdor nga kryeministri Edi Rama për të dërguar çështjen në gjyq. 

Avokati tha më tej se arsyeja pse nuk është kërkuar gjykim i shkurtuar, është sepse tha se mungon fakti penal dhe sipas tij  kur konstatojmë akte të pavlefshme dhe të papërdorshme në gjykimin e shkurtuar.

"Të gjitha vendimet e marra prej Irena Gjokës janë të pavlefshme. Gjykata vendosi ta kalojë për gjykim çështjen. Dua të theksoj se kjo pavlefshmëri po mban prej 2 vitesh Malltezin në arrest shtëpie. Rama përmes GJKKO e dërgoi çështjen në gjyq. Ky ishte vendimi i sotëm. Ishte citim dispozitash dhe nenesh, që janë për te studentët dhe jo për neve.

Ne nuk e kemi kërkuar gjykimin e shkurtuar për faktin që mungon fakti penal dhe nuk kemi çfarë të shkurtojmë apo të zgjasim. Kjo është themeli i mbrojtjes. E dyta kur konstatojmë akte të pavlefshme dhe të papërdorshme në gjykimin e shkurtuar, automatikisht është i rrëzuar, sepse nuk mundet të pranosh gjendjen e akteve me akte të pavlefshme. Kjo gjykatë këtë bëri, vleftësoi ato akte, iu dha vlerën dhe e dërgoi në gjyq. Çështja e gjykimit të shkurtuar është mbyllur në këtë seancë dhe pa u kërkuar këtu nuk mund të kërkohet në themel. Këtu ngrihet dhe gjykata e çon themelit i cili formalisht e pranon. Do të ecet me gjykim të zakonshëm.", tha Gjokutaj.

sali berisha

Sondazh

Poll