Politike

SPAK mbylli hetimet, GJKKO kalon për gjykim dosjen "Partizani"

Të pandehurit e kësaj dosje janë kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. 

19 Maj 2025, 14:38 Nga r.ll
SPAK mbylli hetimet, GJKKO kalon për gjykim dosjen "Partizani"
gjkko

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka kaluar për gjykim dosjen "Partizani". Vendimi është marrë sot sot nga gjyqtarja Fjorela Davidhi, duke i hapur rrugën gjykimit të çështjes.  Të pandehurit e kësaj dosje janë kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. 

Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. 

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

gjkko spak sali berisha dosja partizani

Sondazh

Poll