Politike

Strukturë e re për kontrollin e SPAK? Përplasje mes Manjës dhe Dumanit: Mbingarkesë burokratike, kontrollohemi nga KLP dhe ILD

Gjatë një mbledhje në Prokurorinë e Posaçme, Manja ka theksuar se prokuroria duhet të forcojë kontrollin përtej procesit të vettingut.

19 Maj 2025, 12:02 Nga I.A
Strukturë e re për kontrollin e SPAK? Përplasje mes Manjës
Ulsi Manja dhe Altin Dumani

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë disa rekomandime ditën e sotme në lidhje me luftën kundër krimit. Gjatë një mbledhje në Prokurorinë e Posaçme, Manja ka theksuar se prokuroria duhet të forcojë kontrollin përtej procesit të vettingut. Ndërkohë që më tej ka deklaruar se nevojitet forcimi i mekanizmave të brendshme kontrollit. 

"Integriteti, transparenca dhe përgjegjshmëria. Prokuroria duhet të forcojë kontrollin përtej procesit të vettingut, duhet trajtuar seriozisht çdo ankesë dhe të rritet transparenca për qytetarët. Kërkohet miratimi i standardeve të qarta për etikën dhe profesionalizmin si dhe publikimi i praktikave të punës në përputhje me legjislacionin. Mbrojtja e të dhënave personale dhe respektimi i sekretit hetimor. Efiçensa dhe ngritja e kapaciteteve institucionale, nevojitet krijimi i strukturave të specializuara për çështje komplekse, investim në teknologji e burime njerëzore dhe zhvillim trajnimesh me Shkollën e Magjistraturës dhe partnerët ndërkombëtarë. Trajnime për antikorrupsion, krimin e organizuar dhe krimet kibernetike, duhet të jenë prioritet kombëtar. Për këtë shtyllë, një rol thelbësor do duhet të ketë edhe mbështetja e qeverisë në buxhet e burime njerëzore," tha Manja.

Kjo deklaratë e Manjës është pritur me kundërshtim nga ana e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, duke i quajtur këto mbingarkesa burokratike. Në fjalën e tij, Dumani ka theksuar se SPAK është subjekt i mbikëqyrjes nga KLP dhe ILD-ja. 

"Një rekomandim tjetër që shikoj, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritete dhe luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja “nevojë për respektim të mekanizmave ekzistues të kontrollit”. Rekomandohet forcim i mekanizmave të brendshme kontrollit. SPAK, tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD, krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistues rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratik," iu përgjigj Dumani.

ulsi manja altin dumani

Sondazh

Poll