19 Maj 2025, 11:42
Nga I.A
Asllan Dogjani
TIRANË- Gjykata e Posaçme i ka kthyer dosjen e deputetit Asllan Dogjani SPAK për plotësim. Mësohet se GJKKO ka shtyrë me një muaj kohë hetimet për Dogjanin, duke i dhënë kohë SPAK për të plotësuar dosjen.
Ndërkohë që vetë Dogjani, teksa u paraqit sot në SPAK ka deklaruar se ka indicje të forta që çështja ndaj tij është e iniciuar me urdhër të Ramës. Ndërkohë që duke komentuar zgjedhjet e 11 majit, Dogjani ka deklaruar se kishte një organizim të mirëfilltë të vjedhjes së votave.
"Ju kam thënë që pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës, nuk dorëzohem asnjëherë. Nuk dorëzohem as para vjedhjeve të këtyre zgjedhjeve. Edhe Rama po të ishte në këto kushte, nuk do të fitonte. Jam përballur në Kamëz, ishte një organizim i vjedhjes së mirëfilltë të votave. Natyrisht duhet përgëzuar Rama për këtë fitore, skema ka ndryshuar, por jo thelbi. Grupet kriminale ishin përballë me ne. Ramës i foli situata nga kontrolli sepse duke menduar se nuk do të vinte në pushtet, vodhi shumë. Unë jam deputet i popullit, jam i atyre që më kanë votuar dhe do të bëj gjithçka për ta. Rama ka bërë marrëveshje të fshehta me ndërkombëtarët. Dalëngadalë çështja ime po del qartë që është iniciuar nga Rama. Prokuroria erdhi sot, prezantoi 1-2 detyra, më pas erdhi gjykata dhe i tha, do bësh edhe këto gjërat e tjera. U kthye, do kryhen veprime të tjera. Do t’i merrni vesh nga gjykata," tha Dogjani.
Asllan Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik. Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.
Sipas SPAK, në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvend. Më tej mësohet se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.
Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarët, SPAK konstatoi se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Sipas Prokurorisë, kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.
asllan dogjani
Politike
19 Maj 2025, 11:29
N.F
Abdixhiku dhe Kurti
KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur para mediave pas dështimit për herë të 18-të p&e...
Politike
19 Maj 2025, 11:27
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka komentuar rekomandimet e qeverisë në luftën ku...
Politike
19 Maj 2025, 11:20
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për mediat pas dështimit të konstituimit të Kuvendit t&eum...
Politike
19 Maj 2025, 11:23
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar ditën e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme rekom...
Politike
19 Maj 2025, 11:09
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Për të 18-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbë...
Politike
19 Maj 2025, 11:09
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se gjatë fushatës elektorale ka dorëzuar 15 padi për krime elektoral...
Politike
19 Maj 2025, 11:01
N.F
Ajola Xoxa
TIRANË- Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka mbërritur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. ...
Politike
19 Maj 2025, 10:53
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike në deklaratën për mediat jashtë SPAK u pyet lidhur me incidentin që ...
Politike
19 Maj 2025, 10:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar mos futjen e doktor Ilir Alimehmetit në Kuvend. Gjatë fjalës për...
Politike
19 Maj 2025, 10:29
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është pyëtur nga gazetarët sot nëse ka pasur komunikim me drejtuesin politik...