Politike

"Kosova ka nevojë për institucione", Abdixhiku: E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale!

Abdixhiku gjatë fjalës së tij u shpreh se Kosova ka nevojë për institucione. Sipas tij kjo situatë në të cilën ndodhet vendi është një lajm i keq për Kosovën. 

19 Maj 2025, 11:29 Nga N.F
"Kosova ka nevojë për institucione", Abdixhiku: E
Abdixhiku dhe Kurti

KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur para mediave pas dështimit për herë të 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Abdixhiku gjatë fjalës së tij u shpreh se Kosova ka nevojë për institucione. Sipas tij kjo situatë në të cilën ndodhet vendi është një lajm i keq për Kosovën. 

“Mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq për Republikën, Kosova ka nevojë për institucione,për veprime politike të partisë së parë”, tha Abdixhiku. Ai shtoi se është e pakuptimtë që LVV nuk po arrin të bëjë një shumicë minimale.

“E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale”, tha Abdixhiku.

As në seancën e 18 nuk kaloi procesi i votimit për të formuar Komisionin Zgjedhor, ku do të mundësohej votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare. Me 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim nuk kaloi procesi për formimin e këtij Komisioni.

Ishin 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. Kryesuesi i Seancës Konstitutive, Avni Dehari ka ndërprerë sërish seancën e Kuvendit duke njoftuar se do të mbahet më datë 21 maji në orën 10:30.

 

abdixhiku kurti

Sondazh

Poll