Politike

Çfarë ndodh nëse kërkohet rinumërim për votat nga Greqia? Celibashi: Nëse verifikohen shkelje të ligjit, do të merret një vendim

Celibashi u shpreh se nuk ka kompetencë për ta vendosur këtë, por nëse institucionet përgjegjëse do të vendosnin rinumërim, atëherë do merret vendimi nga KQZ.

19 Maj 2025, 13:35 Nga r.ll
Çfarë ndodh nëse kërkohet rinumërim për votat
ilirjan celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në deklaratën e sotme për mediat u pyet se çfarë ndodh nëse kandidatët kërkojnë rinumërim për votat e Greqisë.

Celibashi u shpreh se nuk ka kompetencë për ta vendosur këtë, por nëse institucionet përgjegjëse do të vendosnin rinumërim, atëherë do merret vendimi nga KQZ.

“Nëse verifikohen shkelje të ligjit dhe nëse janë të tilla që ndikojnë në rezultat, do të merret vendim. Nuk kam kompetenca ta them këtë”, tha ai.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll