19 Maj 2025, 13:58
Nga r.ll
ivi kaso
TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu lidhur me procesin e numërimit të votave të diasporës.
Kaso është shprehur se po tregohet çdo ditë e më shumë dështimi që po ndodh me procesin e numërimit të votave, veçanërisht me votat e ardhura nga Greqia.
Ai thotë më tej se sot do i bëjnë kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për kryerjen e një auditi të plotë, me ekspertë të pavarur, për të gjitha hapat e këtij procesi, duke filluar nga regjistrimi i zgjedhësve, nga prodhimi i fletës së votimit nga jashtë e të çdo hapi tjetër deri në administrimin e fletës së mbërritur dhe në daljen e rezultatit për çdo qark.
Gjithashtu thotë se kërkon nga KQZ, mosnxjerrjen e asnjë rezultati dhe mosmiratimin përfundimtar të asnjë tabele për diasporën derisa auditi i pavarur të dorëzojë konkluzionet e tij mbi procesin dhe të bëjë transparencë të plotë mbi votat.
DEKLARATA E PLOTË:
Teksa po numërohen votat e fundit të diasporës, procesi jo vetëm që po bëhet gjithnjë e më shumë qesharak, por qartazi u ka dalë nga duart atyre që projektuan këtë masakër elektorale. Dështimi katastrofik i këtij procesi ngado, po veçanërisht në Greqi, shpaloset përditë, me prova, para syve të qytetarëve.
– Pas rasteve të panumërta të denoncuara nga bashkëatdhetarët tanë, të zarfeve të mbërritur bosh pa fletë votimi, të zarfeve të shpërndarë nga patronazhistë, paradoksalisht këtej numërohen shumë më shume fletë votimi se sa zarfe të ardhura;
– Pas zarfeve të mbërritur për në qarkun Durrës që përmbanin vota për Gjirokastrën,
– Pasi KQZ ende sot nuk di të na thotë së sa fletë votimi ka vulosur për diasporën, … e sa e sa raste çudirash të tilla,
Ky proces është tashmë i kompromentuar rëndë dhe jo legjitim.
Për më tepër ai reflekton edhe atë që ka ndodhur Brenda vendit, nëpërmjet të njëjtit mekanizëm!
Ne sot i kërkojmë zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryerjen e një auditi të plotë, me ekspertë të pavarur, për të gjitha hapat e këtij procesi të korruptuar në palcë, duke filluar nga regjistrimi i zgjedhësve, nga prodhimi i fletës së votimit nga jashtë e të çdo hapi tjetër deri në administrimin e fletës së mbërritur dhe në daljen e rezultatit për çdo qark.
Gjithashtu i kërkojmë KQZ, mosnxjerrjen e asnjë rezultati dhe mosmiratimin përfundimtar të asnjë tabele për diasporën derisa auditi i pavarur të dorëzojë konkluzionet e tij mbi procesin dhe të bëjë transparencë të plotë mbi votën e shqiptarëve.
Ky proces tashmë ka rënë totalisht.
Ne nuk mund të shpëtojmë, për fat të keq, fytyrën e këtij procesi i cili, me këmbënguljen e Partisë Demokratike synonte t`u jepte të drejtën e munguar shqiptarëve jashtë Shqipërisë, por që u korruptua në palcë dhe u disintegruar përpara syve të gjithë shqiptarëve, në saj të vullnetit të mbrapshtë të kësaj mazhorance!
Faleminderit!
ivi kaso pd
Politike
19 Maj 2025, 13:35
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në deklaratën e sotme për mediat u pyet se çfarë...
Politike
19 Maj 2025, 13:05
N.F
Berisha
TIRANË- Seanca paraprake e dosjes “Partizani” po vijon me dyer të mbyllura. Avokati i kryedemokratit Sali Berisha kë...
Politike
19 Maj 2025, 12:50
I.A
Safet Gjici
TIRANË- Gjykata e Apelit ka liruar ditën e sotme nga burgu ish-Kryebashkiakun e Kuksit Safet Gjicin. Mësohet se Gjici ë...
Politike
19 Maj 2025, 12:18
I.A
Olsian Çela
TIRANË- Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela ka deklaruar se ndjekja e rekomandimeve t&e...
Politike
19 Maj 2025, 12:02
I.A
Ulsi Manja dhe Altin Dumani
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë disa rekomandime ditën e sotme në lidh...
Politike
19 Maj 2025, 11:42
I.A
Asllan Dogjani
TIRANË- Gjykata e Posaçme i ka kthyer dosjen e deputetit Asllan Dogjani SPAK për plotësim. Mësohet se GJKKO ...
Politike
19 Maj 2025, 11:29
N.F
Abdixhiku dhe Kurti
KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur para mediave pas dështimit për herë të 18-të p&e...
Politike
19 Maj 2025, 11:27
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka komentuar rekomandimet e qeverisë në luftën ku...
Politike
19 Maj 2025, 11:20
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për mediat pas dështimit të konstituimit të Kuvendit t&eum...
Politike
19 Maj 2025, 11:23
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar ditën e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme rekom...