Politike

"Kosova në Samitin në Tiranë është prezantuar me fusnotë"/ Presidenca në Prishtinë: Kjo është gënjeshtër e shpifje!

Ai ka shtuar se Kosova nuk ka qenë e përfaqësuar me fusnotë as kur samitet janë organizuar në shtetet jonjohëse.

19 Maj 2025, 13:50 Nga N.F
"Kosova në Samitin në Tiranë është prezantuar me
Osmani dhe Rama

KOSOVË- Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se mediat në Serbi kanë raportuar se Kosova në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë është prezantuar me fusnotë. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ridvan Haliti nga kabineti i presidentes Osmani, i cili ka thënë se kjo deklaratë e Spahiut është gënjeshtër dhe shpifje.

Ai ka shtuar se Kosova nuk ka qenë e përfaqësuar me fusnotë as kur samitet janë organizuar në shtetet jonjohëse. Haliti theksoi se Kosova sivjet ka qenë e përzgjedhur që bashke me Kroacinë të udhëheqe diskutimet rreth sigurisë së emigrimit.

“Kjo është gënjeshtër e shpifje e rradhës nga ana e Nexhmedin Spahiut. As në këtë EPC në Tiranë e as në 5 EPC paraprake Kosova s’ka qenë e përfaqësuar me fusnotë, madje as kur këto samite janë organizuar në shtete jonjohëse si Spanja e Moldavia.

Në sallën plenare dhe çdo sallë tjetër ku mbahen takime, të gjithë liderëve, pavaresisht nga cili shtet vijnë, u shkruan emri e mbiemri përpara, pra te gjithe përfaqësohen në nivel të barabartë. Shihni fotot e bashkëngjitura nga samiti në Tiranë që e dëshmojnë këte. Madje Kosova sivjet ka qenë e perzgjedhur qe bashke me Kroacine, te udheheqe diskutimet rreth sigurise e migrimit," shkruan ai.

kosove presidenca

Sondazh

Poll