Politike

"LVV nuk ka vullnet për marrëveshje," Krasniq pas dështimit të seancës në Kuvend: Presidentes i kam kërkuar t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje!

Ai tha se deputetët mund të mblidhen çdo ditë për të provuar konstituimin e Kuvendit. Sipas tij kryetari i LVV-së, Albin Kurti s’ka interes që ta zhbllokojë situatën.

19 Maj 2025, 11:20 Nga N.F
"LVV nuk ka vullnet për marrëveshje," Krasniq pas
Foto ilustruese

KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për mediat pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 18-ën herë. Krasniqi tha se edhe sot u pa se LVV dëshiron të vazhdojë agoninë e themelimit të institucioneve.

“Sot patën përpjekjen e njëjtë që të shtyhen këto seanca që të mbahen në kundërshtim me rregulloren një herë në javë por vullneti i partive tjera ishte që kjo të mos ndodh”, tha Krasniqi.

Ai tha se deputetët mund të mblidhen çdo ditë për të provuar konstituimin e Kuvendit. Sipas tij kryetari i LVV-së, Albin Kurti s’ka interes që ta zhbllokojë situatën.

Kryetari i PDK-së tha se shpreson që presidentja Vjosa Osmani do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje kushtetuese sesi duhet të veprohet. 

“Nuk e di a do ta bëjë një gjë të tillë,vullnetin e ka shprehur. Kemi mbetur shtet në gjendje emergjente esencialisht, meqenëse nuk kemi as qeveri. Kurti s’ka interes me e zhblloku situatën," shtoi ai.

kurti kraniqi kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll