18 Maj 2025, 14:40
Nga M.B
Tom Doshi
TIRANA- Kreu i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka reaguar në rrjetet sociale pas rezultatev në zgjedhjet parlamentare ku forca e tij politike mori 3 mandate. Doshi falenderon votuesit e tij dhe thekson se do të punojmë pa u lodhur e pa u ndalur për ta bërë realitet kontratën e tyre me ta.
Ai falenderon në veçanti votuesve e tij në Shkodër, Vaun e Dejës, Malësinë e Madhe, Pukë e Fushë Arrëz. Doshi thotë se besnikeria që kanë ndaj njëri-tjetrit është po aq e palëkundur sa dashuria për familjen e besimi në Zot.
POSTIMI:
Sot dua të falenderoj nga zemra 50 mijë shqiptarët, nga gjithë qarqet e vendit, Shkodër, Kukës, Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Elbasan, Lezhë, Dibër, Vlorë, Berat, Gjirokastër e Diasporë të cilët na besuan dhe votuan. Ju jeni forca jonë dhe arsyeja pse vazhdojmë të ecim përpara, mbi të gjitha për të ba ma t’mirën për ju.
Pavarësisht tan sfidave ne ia dolëm, ne ia dolëm me 50 mijë vota, me një numër të jashtëzakonshëm anëtarësh dhe aktivistësh vullnetarë, dhe me 3 deputetë të legjislaturës së ardhshme të cilët do jenë zëri juaj në Parlament!
Partia Socialdemokrate dhe unë do punojmë pa u lodhun e pa u ndalun për ta bërë realitet kontratën tonë socialdemokrate, kontratën tonë me votuesit, me shtresat në nevojë, me njerëzit e vujtun, me ata që kanë nevojë të dëgjohen e të përkrahen!
Një falenderim i veçantë i shkon votuesve të mi besnikë në Shkodër, Vaun e Dejës, Malësinë e Madhe, Pukë e Fushë Arrëz. Besnikeria që kemi ndaj njani tjetrit asht po aq e palëkundun sa dashuria për familjen e besimi në Zot.
Shkodra, Malësia e Madhe, veriu do jenë tan jetën shtëpia jeme. E gjithë Shqipëria ashtë shtëpia jonë, ku socialdemokratët kanë gjetun jo vetëm përkrahje por kanë marrë respektin që meritojnë.
Misioni vazhdon!
I juaji,
Tom Doshi
psd
Politike
18 Maj 2025, 14:30
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas rezultat në zgjedhjet e 11 majit teksa mbeti dhe jashtë P...
Politike
18 Maj 2025, 14:06
M.B
Klodian Tomorri
TIRANA- Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një analizë të shkurtër sa i përket pretendimeve për ...
Politike
18 Maj 2025, 12:43
M.B
Giorgia Meloni dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se nga 1 qershori 2025, shqiptarët e Itali...
Politike
18 Maj 2025, 12:23
M.B
Edi Paloka
TIRANA-Policia ka referuar në SPAK materialet mbi kallëzimin e depozituar nga gazetarja Besarda Demushi, ndaj deputetit të Partis...
Politike
18 Maj 2025, 11:56
M.B
Sali Berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe ku shfaqet duke biseduar me&nbs...
Politike
18 Maj 2025, 10:47
M.B
Kancelari Merz dhe kryeministrja Meloni
GJERMANIA- Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedu...
Politike
18 Maj 2025, 10:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve t&eu...
Politike
18 Maj 2025, 09:42
M.B
Elvis Roshi
TIRANA- Policia ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion kundër krimeve zgjedhore, duke ushtruar kontrolle fizike dhe në b...
Politike
18 Maj 2025, 09:22
M.B
Foto nga samiti
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur më 16 maj në Tira...
Politike
18 Maj 2025, 08:28
M.B
Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka
TIRANA- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatë për qarkun e ...