18 Maj 2025, 09:42
Nga M.B
Elvis Roshi
TIRANA- Policia ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion kundër krimeve zgjedhore, duke ushtruar kontrolle fizike dhe në banesa të 5 personave mes tyre edhe ish-kryetari të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Për këtë të fundit dje u raportua se Prokuroria e Posaçme i sekuestroi edhe telefonin.
Në njoftimin e shpërndarë sot Policia thotë se gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të Roshit u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish. Gjithashtu bëhet me dije se një 38-vjeçari, një 44-vjeçari, të dy banues në Kavajë, dhe një 35-vjeçari, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë.
Ndërsa një 37-vjeçari, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër. Po ashtu Policia thotë se këta persona dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Njoftimi:
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, në funksion të procedimit penal nr. 82, i vitit 2025, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.
Shtetasve O. S., 38 vjeç, T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit T. H., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë.
Ndërsa shtetasit M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.
Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.
ervis roshi
Politike
18 Maj 2025, 09:22
M.B
Foto nga samiti
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur më 16 maj në Tira...
Politike
18 Maj 2025, 08:28
M.B
Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka
TIRANA- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatë për qarkun e ...
Politike
17 Maj 2025, 22:58
N.F
Foto
TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi përmes një postimi në "Facebook" ka...
Politike
17 Maj 2025, 22:54
N.F
Takimi
TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Gjatë samitit t&eum...
Politike
17 Maj 2025, 22:46
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në “Parkun Olimpik”. S...
Politike
17 Maj 2025, 22:38
N.F
Foto ilustruese
KUKËS- Në qarkun e Kukësit janë numëruar 80% të votave të diasporës. Nga numërimi i derit...
Politike
17 Maj 2025, 22:20
N.F
Roshi
TIRANË- Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit i është sekuestruar celulari me urdhër të SPAK. Më tej b...
Politike
17 Maj 2025, 20:37
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Procesi i numërimit të votave nga diaspora për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj po vijon pa ndërpr...
Politike
17 Maj 2025, 20:26
N.F
Lapaj
TIRANË- Drejtuesi i koalicionit politik Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj përmes një postimi në "Facebook...
Politike
17 Maj 2025, 20:18
N.F
Foto ilustruese
FIER- Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun e Fierin. Partia Socialiste edhe pas numër...