18 Maj 2025, 10:47
Nga M.B
Kancelari Merz dhe kryeministrja Meloni
GJERMANIA- Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në Evropë. Gjatë vizitës së tij të parë si kancelar në Romë, Friedrich Merz (CDU) bëri thirrje për bashkëpunim me vendet e treta për të frenuar migrimin e parregullt në Evropë.
"Ne ramë dakord të angazhohemi kundër emigrimit të parregullt në Bashkimin Evropian në mënyrë më të vendosur se më parë," tha Merz të shtunën (17.05.) në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren italiane Giorgia Meloni.
"Iniciativat e ndërmarra nga Italia muajt e fundit, veçanërisht me disa vende mesdhetare, kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme. Këto janë nisma të mira që ne i mbështesim edhe në Gjermani", tha Merz.
Merz dëshiron të verifikojë edhe modelin italian me Shqipërinë. Në lidhje me ndalimin e përkohshëm të këtyre planeve në Itali nga gjyqësori, kreu i CDU tha gjatë vizitës së tij të parë si kancelar në Romë se ishte në dijeni të vendimeve të gjykatave. "Por sigurisht kjo mund të jetë ende një opsion," shtoi ai.
Qendra bosh në Shqipëri
Koalicioni në Romë, i përbërë nga tre parti të djathta dhe konservatore, kërkon të zhvendosë në Shqipëri procedurat e azilit për emigrantët e kapur në Mesdhe, por kjo është penguar disa herë nga drejtësia. Gjykata Evropiane e Drejtësisë aktualisht po shqyrton nëse një trajtim i tillë i migrantëve është në përputhje me ligjin evropian. Kampet e ndërtuara posaçërisht në Shqipëri, kanë qenë kryesisht bosh prej muajsh. Deri më tani, modeli nuk ka funksionuar.
Merz tha se zhvendosja e procedurave të azilit do të shqyrtohet pavarësisht përvojës në Itali. Kjo "sigurisht nuk është zgjidhja e problemit”. "Është një kontribut për ta bërë problemin më të vogël”. Merz këmbënguli gjithashtu në zbatimin e shpejtë të reformës evropiane të azilit dhe zgjerimin e bashkëpunimit brenda BE-së në luftën kundër migracionit të parregullt. "Nuk do të shkelim më frenat kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve në Bashkimin Evropian."/ DW
kancelari merz dhe kryeministrja meloni
Politike
18 Maj 2025, 10:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve t&eu...
Politike
18 Maj 2025, 09:42
M.B
Elvis Roshi
TIRANA- Policia ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion kundër krimeve zgjedhore, duke ushtruar kontrolle fizike dhe në b...
Politike
18 Maj 2025, 09:22
M.B
Foto nga samiti
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur më 16 maj në Tira...
Politike
18 Maj 2025, 08:28
M.B
Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka
TIRANA- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatë për qarkun e ...
Politike
17 Maj 2025, 22:58
N.F
Foto
TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi përmes një postimi në "Facebook" ka...
Politike
17 Maj 2025, 22:54
N.F
Takimi
TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Gjatë samitit t&eum...
Politike
17 Maj 2025, 22:46
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në “Parkun Olimpik”. S...
Politike
17 Maj 2025, 22:38
N.F
Foto ilustruese
KUKËS- Në qarkun e Kukësit janë numëruar 80% të votave të diasporës. Nga numërimi i derit...
Politike
17 Maj 2025, 22:20
N.F
Roshi
TIRANË- Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit i është sekuestruar celulari me urdhër të SPAK. Më tej b...
Politike
17 Maj 2025, 20:37
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Procesi i numërimit të votave nga diaspora për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj po vijon pa ndërpr...