Politike

Samiti i Unionit Ndërkombëtar Demokratik, Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Shkëmbyem një bisedë të shkurtër për situatën në Shqipëri

Berisha thotë se ky takim u bë gjatë samitit të Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU). Ai shton se me De Wever shkëmbyen një bisedë të shkurtër për situatën në Shqipëri. 

18 Maj 2025, 11:56 Nga M.B
Samiti i Unionit Ndërkombëtar Demokratik, Berisha ndan fotot me
Sali Berisha

BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe ku shfaqet duke biseduar me Kryeministrin e Belgjikës, Bart De Wever. Berisha thotë se ky takim u bë gjatë samitit të Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU). Ai shton se me De Wever shkëmbyen një bisedë të shkurtër për situatën në Shqipëri. 

"Në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU). Në foto me Kryeministrin e Belgjikës, Bart De Wever, me të cilin shkëmbyem një bisedë të shkurtër për situatën në Shqipëri", shkruan Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll