Politike

"Sistemi zgjedhor i padrejtë!" Gazetari: Me sistemin e Kosovës asnjëra nga partitë e reja nuk hynte dot në Parlament

Ai i referhej deklaratës së kreut të Nismës-Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj i cili ka thënë se dëshirojnë sistem zgjedhor si Kosova, pra proporcional të hapur kombëtar, sepse sistemi ynë, sipas tij, është i padrejtë.

18 Maj 2025, 14:06 Nga M.B
"Sistemi zgjedhor i padrejtë!" Gazetari: Me sistemin e
Klodian Tomorri

TIRANA- Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një analizë të shkurtër sa i përket pretendimeve për ndryshmin e sistemit zgjedhor. Ai i referhej deklaratës së kreut të Nismës-Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj i cili ka thënë se dëshirojnë sistem zgjedhor si Kosova, pra proporcional të hapur kombëtar, sepse sistemi ynë, sipas tij, është i padrejtë.

Tomorri thotë se me sistemin e Kosovës asnjëra nga partitë e reja nuk hynte dot në Parlament. Gazetari shkruan se Kosova e ka pragun 5% dhe Nisma Shqipëria Bëhet, që doli forca e tretë, mori 4% në rang kombëtar dhe me sistemin e Kosovës mbetej jashtë.

"Tani mund të thuhet që e duam si Kosova por pragu të jetë më i ulët. Çështja është sa? 4 për qind? Agron Shehaj dhe të tjerët mbeteshin jashtë Parlamentit. 3 për qind?

Arlind Qori mbetej jashtë. 1 për qind? Ndoshta. Gjithsesi keto jane pragjet elektorale qe zbatohen sot ne vendet e Europes. Nuk para gjen prag 1 për qind me kollaj", shkruan ai.

POSTIMI:

Careful what you wish for

Nisma Shqipëria Behet, Mundësia e Agron Shehajt dhe Lëvizja Bashke e Arlind Qorit meritojnë përgezime për atë që kanë bërë. Me të vërtetë kanë thyer një mur të pakalueshem dhe chapeau. Por pashë qe Adriatik Lapaj sot kishte thënë se duam sistem zgjedhor si Kosova, pra proporcional të hapur kombëtar, sepse sistemi ynë është i padrejtë.

Me sistemin e Kosovës asnjëra nga partitë e reja nuk hynte dot në Parlament. Kosova e ka pragun 5 për qind. Nisma Shqipëria Bëhet, që doli forca e tretë, mori 4 për qind në rang kombëtar. Pra me sistemin e Kosovës mbetej jashtë.

Tani mund të thuhet që e duam si Kosova por pragu të jetë më i ulët. Çështja është sa? 4 për qind? Agron Shehaj dhe të tjerët mbeteshin jashtë Parlamentit. 3 për qind?

Arlind Qori mbetej jashtë. 1 për qind? Ndoshta. Gjithsesi keto jane pragjet elektorale qe zbatohen sot ne vendet e Europes. Nuk para gjen prag 1 për qind me kollaj.

zgjedhjet

Sondazh

Poll