Politike

Pretendohet se nuk lejuan gazetaren t'i intervistonte gjatë protestës së PD-së, Policia dërgon në SPAK Palokën dhe Balliun

Pretendimet janë se demokratët penguan mediat që të intervistonin dhe veçanërisht gazetaren në fjalë, e cila më pas i është drejtuar Policisë së Tiranës me një denoncim. 

18 Maj 2025, 12:23 Nga M.B
Pretendohet se nuk lejuan gazetaren t'i intervistonte gjatë
Edi Paloka

TIRANA-Policia ka referuar në SPAK materialet mbi kallëzimin e depozituar nga gazetarja Besarda Demushi, ndaj deputetit të Partisë Demokratike Edi Paloka dhe kandidatit Klevis Balliu, për veprën penale të "kanosjes për shkak të detyrës". Procedim penal vjen menjëherë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës të ditës së premte. Pretendimet janë se demokratët penguan mediat që të intervistonin dhe veçanërisht gazetaren në fjalë, e cila më pas i është drejtuar Policisë së Tiranës me një denoncim. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D., gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

pd spak

Sondazh

Poll